Nawaf Faris: “Regjimi sirian është i vdekur”

Një prej dezertorëve të profilit të lartë nga pushteti Sirian shpjegon se çfarë është duke ndodhur më të vërtetë brenda korridoreve të pushtetit në Damask.

Z.Faris ka qenë një prej figurave më të shquara në Damask ndër vite. Pas një karriere në polici, shërbeu si guvernator në disa krahina të ndryshme siriane. Mbajti poste të larta në partinë Baath që nga koha e kryetarit Hafez al Assad. Dhe së fundmi u emërtua ambasador në Bagdad, punë të cilën e bëri që nga viti 2008 ku ishte i pari i dërguar sirian në Irak pas afro tre dekadave.

Në një intervistë për televizionin El Xhezire ndër të tjera ai thotë:
“Regjimi i Bashar al Assadit na dha neve iluzione për reformat. Tani ne jemi të bindur se ky regjim nuk do të bëjë asgjë për hir të popullit. Gënjeshtrat po vazhdojnë, regjimi po gënjen, është iluzion, vrasje kudo, shkatërrime kudo dhe shtypje kudo…ai (Bashari) mbart gjenet e një diktatori. Babai i tij vrau njerëz para 30 viteve. Ata që punojnë me të e dinë se ai është gënjeshtar.
Mbështetja ruse, ajo iraniane dhe hezitimi apo paaftësia e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur popullin sirian janë arsyet kryesore se pse regjimi po blen kohë dhe pse regjimi po vazhdon të qëndrojë. Por nga brenda është i vdekur. Ekonomikisht, shoqërisht, në të gjitha fushat…
Reformat mund te kenë dhënë disa fruta, po të zbatoheshin në fillim të revolucionit. Por pas valëve të gjakderdhjeve është e pamundur ti besohet Bashar al Assadit përsëri, apo të pranohet ekzistenca e tij në Siri..Ky regjim është i vdekur, është vetëm çështje kohe.” /mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakQeveria e paqëndrueshme, opozita pasive
Artikulli vijuesApple thyen rekordin e shitjeve të pajisjes iPad