Ndahet nga jeta ish-kreu i Komunitetit Mysliman

Ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, është ndarë sot nga jeta. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e Muçës dhe drejtues të Komunitetit Mysliman.

Selim Muça vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai ka drejtuar nga viti 2000 deri në 2014 KMSH. Në vend të tij erdhi Skënder Bruçaj, kreu aktual i KMSH .

Muça nuk rikandidoi për të qenë sërish kryetar i KMSH-së për arsye shëndetësore dhe për t’i dhënë mundësi brezit të ri.

Këshilli i Përgjithshëm e shpalli Haxhi Selim Muçën kryetar nderi dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, me motivacionin: “Për kontributin e vyer në konsolidimin e vlerave fetare dhe atdhetare në shoqërinë shqiptare”.

Artikulli paraprakTë hënën studentët hapësirën e kishës pranë UP-së do ta shndërrojnë për të lexuar e diskutuar
Artikulli vijuesShpërthim i fuqishëm në Nju Jork me 29 të plagosur