Autoritetet në Iran kanë ndaluar lojën Pokemon Go për shkak të rreziqeve të pa specifikuara të sigurisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë për Hapësira Virtuale, trupi zyrtarë i cili mbikëqyrë aktivitetet online.
Irani është një ndër shtetet e shumta që kanë paraqitur shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë sa i përket video lojës në fjalë.
Ndërsa ky nuk është bërë shteti i parë i cili ka urdhëruar ndalesën për Pokemon Go. Më herët e ka ndaluar edhe Izraeli, me arsye se përmes Pokemon Go zbulohen gjëra të rëndësishme të vendit.