Ndërhyrja e Grabovcit pengoi hetimin në Kuvend

0
106

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka penguar tre policë dhe një prokuror, të enjten, që të kryejnë hetime në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Ndërhyrja e tij nuk i ka lënë ata të kryejnë detyrën e tyre zyrtare për të cilin kishin shkuar atje. Prokurori dhe hetuesit ndodheshin para dyerve të Kuvendit pas rrahjes që kishte ndodhur në mes të dy deputetëve të PDK-së dhe dy të VV-së pak pas mesditës. Madje nuk janë lejuar të flasin me katër deputetët, Latif Gashi, Bekim Haxhiu, Rexhep Selimi e Florin Krasniqi, të cilët ishin përfshirë në rrahje.

“Koha Ditore” ka siguruar një raport informues të Stacionit Policor Qendër për Prokurorinë në të cilin tregohen veprimet hetimore të Policisë pas incidentit. Aty thuhet se pas marrjes së informatës prokurori kujdestar i Prokurorisë Komunale të Prishtinës, Agron Bajrami, bashkë me tre hetues ka shkuar në Kuvendin e Kosovës rreth orës 14 e 20. Në raport thuhet se prokurori Bajrami, hetuesi Naser Sopiani dhe dy hetues tjerë, kanë shkuar për të kryer hetime për incidentin, por në hyrjen e dytë të Kuvendit ku bëhen kontrolle kanë biseduar me shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili u ka thënë të largohen.

“Në hyrje të Kuvendit jemi takuar me shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, z. Adem Grabovci. Ai na ka thënë: ju lutëm lirojeni Kuvendin, sepse nuk kemi nevojë për ju. Nëse na duheni do t’ju thërrasim na”, ka shkruar Policia në raportin informues.

Policia e Kosovës nuk ka intervistuar asnjërin prej deputetëve. Këtë e ka konfirmuar të premten deputeti u lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi.kohaislame