Vajzat të moshës 12-13 vjeçe janë të angazhuara gjithnjë e më shumë në prostitucion, për shërbime seksuale kërkojnë 500 dinarë në kundërvlerë 4.21 euro, ndërsa disa prej tyre ofrojnë shërbime orale edhe atë vetëm për një byrek dhe një kos.
Vajzat në Novi Sad, të moshës 13 vjeçare, gjithnjë e më shumë bëhen prostituta dhe ofrojnë shërbime seksuale për disa qindra dinarë, tregojnë në policinë e Novi Sadit, dhe në bazë të burimeve policisë, thuhet se disa prej vajzave të mitura ofrojnë seks oral në këmbim për vetëm një byrek dhe një kos!
Siç thonë nga policia e Novi Sadit, ata janë të pafuqishëm, sepse edhe kur i kapinprostitutat e reja, nuk ka asnjë bazë ligjore për t’i mbajtur ata në burgim.
“Praktikisht këta vajza janë të moshës 12 ose 13 vjeçe, të cilat duhet të jenë në shkollë fillore. Ata punojnë për veten e tyre. Pra, kjondodh shpesh që klientët e tyre nuk i paguajnë ato, ose edhe i rrahin. Për favore seksuale, mesatarisht, ata duan 500 dinarë”, i tha gazetës ‘Informer’, bashkëbiseduesi nga policia.
Sipas tij, policia haset në shembuj të tmerrshëm se si prostitutat e mitura ofrojnë seks oral për një mëngjes të thjeshtë, edhe atë për një byrek dhe një kos.
“Ne kishim një rast që vajzat e mitura shesin trupat e tyre për byrek dhe kos, është e vërtetë, dhe gjithashtu se një vajzë shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë, ofron seks oral për klientët për një mijë dinarë”, tha ai.
E kështu nderohet dhe respektohet në këtë vend që është në afërsi të Kosovës! Kah po shkon kjo botë është pyetja më normale që mund të shtrojmë në këtë rast!