Pjesa e parë e aeroportit të ardhshëm më të madh në botë do të hapet në shkurt të 2018-ës, kurse ekipi i AA-së nga qielli ndoqi momentet e ndërtimit
STAMBOLL (AA) – Ndërtimi i aeroportit të tretë në Stamboll është duke vijuar sipas planifikimit. Aktualisht në këtë megaprojekt punojnë rreth 13 mijë punëtorë nga 15 vende të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesa e parë e aeroportit të ardhshëm më të madh në botë do të hapet në shkurt të vitit 2018, kurse ekipi i AA-së nga qielli ndoqi momentet e ndërtimit të cilat më së miri flasin për madhësinë e aeroportit, ku pjesa e parë do të ketë kapacitet prej 200 milionë pasagjerë në vit.
Në periudhën e ardhshme, gjatë punimeve të mëdha ndërtimore në aeroport do të punojnë edhe deri në 30 mijë njerëz. Është një projekt me vlerë prej 10.25 miliardë eurosh, të aeroportit, i cili për nga madhësia dhe përmbajtja do të jetë një qytet i vogël dhe do të ketë kapacitet vjetor prej 150 milionë pasagjerësh.