Ndërtohet një Kryq për maqedonasit e vrarë në Smilkovcë

Me 12 prill u bënë katër vite nga masakra në Liqenin e Smilkovcit që e tronditi Maqedoninë. Familjet e djelmoshave të vrarë, Kire, Filip, Aleksandar, Cvetanco dhe Borce edhe më andej po mbajnë zi.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 kur në Smilkovci, djelmoshat nga mosha 18 deri në 21 vjeç nga Lagja Radishani kanë dal në piknik. Në lagjen Radishani është vendosur një Kryq në përkujtim ndaj ngjarjes tragjike.

Përndryshe, për vrasjen e këtyre djelmoshave të rinj po akuzohen pafajësisht dhe po mbahen në burg shqiptarë duke u quajtur terrorist islamik nga ish ministrja Gordana Jankulloska.

Me këtë rast u realizua një aksion policor spektakular ku gratë shqiptare u arrestuan para kamerave nga policët maqedonas sikur të ishin kriminele. Dyshohet se ky rast është një montim politik i qeverisë së Nikolla Gruevskit.

Artikulli paraprakKE: Maqedonia tu jep azil refugjatëve të ngecur në vend
Artikulli vijuesBESA në Tetovë: VMRO+BDI=RUSI!