Qeveria e presidentit Barak Obama kumtoi se do të sigurojë ndihmë humanitare për edhe 439 milion dollarë për refugjatët dhe personat tjerë të goditur nga lufta në Siri.
Sekretari shtetëror Xhon Keri kumtoi për ndihmën shtesë në një pritje të organizuar në Departamentin e shtetit para rreth dhjetë ditëve.
Me shumën plotësuese, ndihma humanitare e SHBA-së për Sirinë do të jetë 5,6 miliardë dollarë nga fillimi i krizës.
Me paratë do të financohen programet e KB-së dhe organizatave tjera joqeveritare në së paku gjashtë shtete – Siri, Liban, Jordan, Turqi, Irak dhe Egjipt. Për Sirinë do të ndahen 231 milionë dollarë, 84 milionë për Libanin, 65 milionë për Jordaninë, 36 milionë për Turqinë, 16 milionë për Irakun, pesë milionë për Egjiptin dhe dy milionë dollarë për programet në tërë rajonin.