Në barrikadën mbi urë të Ibriti ka nisur bari

Barrikada mbi urën kryesore të lumit ‘Ibër’ ka zënë tash më vend. Në këtë barrikadë kanë filluar të mbijnë barë e drunj, raporton korrespondenti i “Kohës Ditore”. Kur pritet të kremtojë edhe një vjetorin e vendosjes, barrikada së paku është duke “kontribuar” në gjelbërimin e qytetit. Ajo është vendosur nga mesi i muajit gushtë të vitit të shkuar nga strukturat paralele dhe ato kriminale serbe, që vazhdojnë të përkrahen nga pushteti në Beograd.

Zyrtarët komunalë të Mitrovicës barrikadën e shohin edhe si një ndër pengesat kryesore për lëvizje të lirë. Barrikada në urën e Ibrit vazhdon të krijojë probleme për lëvizjen e lirë të qytetarëve, andaj strukturat e sigurisë duhet sa më parë të veprojnë për largimin e saj. Kjo kërkesë u shtrua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë nga drejtuesit e Komunës së Mitrovicës. Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se nuk mund të flitet për lëvizje të lirë dhe gjendje normale derisa në rrugë ekziston edhe një barrikadë e vetme.kohaislame

Artikulli paraprakSherri për një femër, atentat shqiptarëve në Itali, një vdes një plagoset
Artikulli vijuesLDK akuzon Qeverinë për mashtrim të shoqatave të luftës