Në Belgjikë kishat shndërrohen në xhamia

Në Belgjikë kishat shndërrohen në xhamia

Në Anvers të Belgjikës për shkak të mungesës së vizitueshmërisë së kishave autoritetet lokale vendosën shndërrimin e tyre në xhamia.

Në qytetin e dytë më të madh në Belgjikë kishat po shndërrohen në xhamia. Vendimin e autoriteteve komunale e bëri të ditur ndihmës kryetari i Anversit, Philip Hejlen.

Sipas autoriteteve shtetërore të qytetit Anvers viziushmëria e kishave në këtë qytet është shumë e vogël dhe buxheti nuk është në gjendje të përballoj shpenzimet e mbikëqyrjes dhe rindërtimit të kishave. Kështu që kishat do të shndërrohen në xhami apo në objekte tjera që do të jenë të shfrytëzueshme për popullsinë.

Ndihmës kryetari Philip Hejlen thekson se pjesa dërmuese e 80 kishave që gjenden në qytet kanë shumë pak vizitueshmëri, disa prej tyre kanë vetëm 20 vizitor në javë.
“Pse mos të mundësojmë muslimanëve të shfrytëzojnë këto objekte’ thotë Hejlen i cili potencon se numri i muslimanëve gjithnjë është në rritje në Anvars por muslimanët ballafaqohen me mungesë të xhamive të mëdha.

Hejlen, i cili brenda një kohe të shkurtër ka vizituat të gjitha kishat e qytetit dhe ka biseduar me priftërit, mendon se është një opsion i mirë shndrimi i kishave në xhamia.

Artikulli paraprakXhamia e fshatit Mlikë (Gorë) e vjetër që nga viti 1289
Artikulli vijuesImagjino sikur unë dhe ti të ishim në këtë ngjarje!