Në burgun e Prizrenit vdes Astrit Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje

Në burgun e Prizrenit ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar burimet e Telegrafit nga Ministria e Drejtësisë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili përmes një kumtese njofton opinionin se “sot, më 05.11.2016, në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik. I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakMbi 50 mijë anëtarët e LSI-së votojnë sot për kreun e ri të partisë
Artikulli vijuesKrimet serbe gjatë luftës në Kosovë: 82 civilëve shqiptarë dyshohet se u janë hequr organet (Dokument)