Në Egjipt kanë filluar arrestimet e shkaktarëve të trazirave

Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit autorizoi arrestimin e 5 aktivistëve të opozitës. Ata janë akuzuar për nxitje të dhunës nëpërmjet rrjeteve sociale kundër Partisë “Vëllazëria Myslimane”, dhe kundër qeverisë dhe Presidentit të vendit Mohammed Mursi.

Shkas për akuzat u bënë ngjarjet e 22 marsit pranë selisë qendrore të Partisë “Vëllazëria Myslimane”, ku në përleshjet e mes mbështetësve të qeverisë dhe aktivistëve huliganë u përfshinë rreth 2.000 persona. 

Artikulli paraprakNuk është etike
Artikulli vijuesHRW: Abuzime me refugjatët musliman në kampin Mogadishu