Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot u dëgjuan ankesat e të dënuarve për rastin “Monstra”

Në gjykatën e apelit në Shkup po realizohet një seancë publike ku po shqyrtohen ankesat e pesë të gjykuarve në rastin “Monstra”.

Më shumë se dy orë, gjykatësi ka paraqitur arsyetimin e gjykimit të shkallës së parë e shkruar në mbi njëqind faqe, pas së cilës duhet që t`i arsyetoj edhe ankesat me shkrim të avokatëve dhe të akuzuarve, transmeton zhurnal.mk

Në rrjedhën e deritanishme, gjykatësi i potencoi pjesët e gjykimit dhe deklaratat e dëshmitarëve dhe dëshmitë të cilat Gjykata themelore i ka marr parasysh për sjelljen e gjykimit: burgim të përjetshëm për pesë të akuzuar dhe një lirim.

Seanca pritet që të zgjas deri vonë, nëse gjykata nuk vendos që të caktoj edhe një datë tjetër për t`i dërgjuar ankesat e avokatëve dhe të akuzuarve.

Sipas gjykimit të shkallës së parë, Alil Demiri, vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta janë dënuar me dënim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë që u krye në muajin prill të vitit 2012 në Liqenin e Smilkovcës kur u vranë pesë djelmosha dhe një peshkatar, ndërsa Sejdi Rami është liruar nga akuza, transmeton zhurnal.mk

Artikulli paraprakPortalet maqedonase tallen me hoxhën dhe ezanin?!
Artikulli vijuesMPB: Vullnetari çek që i ndihmonte refugjatëve në Maqedoni i ka thyer dy ligje