“Në Hungari në periudhën Osmane ka mbizotëruar toleranca fetare”

Kreu i Parlamentit Kombëtar të Hungarisë, Laszlo Köver, ka pohuar se gjatë periudhës 150 vjeçare Osmane në Hungari ka mbizotëruar toleranca fetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Köver ka mbajtur një fjalim në konferencën të organizuar në Parlament në kuadër të 100 vjetorit të pranimit të Islamit si religjion zyrtar nga ana e Parlamentit Kombëtar të Hungarisë.

Ai duke theksuar se para periudhës Osmane në epokën mesjetare në Hungari kanë jetuar pakicë muslimane, por këto me kohë janë asimiluar, tha se: “Në Hungari në periudhën Osmane ka mbizotëruar toleranca fetare”.

Artikulli paraprakGormez: ‘Mendja e cila prodhon këto bukuri nuk mund të prodhoj dhunë’
Artikulli vijuesShtatë pasoja të dëmshme të zinasë për fenë dhe jetën e njeriut