Në Islam gjeta përgjigjen e pyetjeve të mia

Francezja Silvia Feuzi tregon:

“Jetoja në humbje… Nuk dija pse jetoj!? Ç’bëhet pas vdekjes? Jetoja në pasiguri dhe frikë. Mirëpo tash jam e qetë dhe e sigurt, e dua këtë fe, me të cilën erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mëshirë për mbarë botën..! Këto janë disa fjalë të Silvia Feuziut. Silvia është një motër muslimane e veshur me veshje islame, interesohet shumë për Islamin dhe muslimanët… U takova me të në Kajro, që të më tregojë rrëfimin e udhëzimit të saj, si u njoh me Islamin? Ajo vazhdon rrëfimin: “Kam jetuar në Paris, kam studiuar inxhinierinë kimike, në të cilën lëndë kam arritur postin e magjistrit… Përgatitesha për disertacionin e doktoraturës. Edhe pse jetoja jetë komode dhe posedoja post të lartë shkencor, gjithmonë isha e mërzitur dhe e shqetësuar. Jetoja në krizë me vetveten… Nuk pajtohesha me ata që jetonin rreth meje… Islami nuk m’u paraqit më parë si fe e madhe, ngase mjetet e informimit (mediu-met), sidomos çifutët, jepnin fotografi jo të vërteta për Islamin, e paraqitnin si ide e cila nuk meriton të mendohet rreth saj, e as që meriton të nderohet. Ata shfrytëzonin të gjitha metodat propaganduese dhe informative për këtë qëllim… Megjithëse njerëzit rreth meje në Paris kishin një liri absolute dhe jetë komode, unë e dija se ata nuk janë të lumtur, nuk janë të qetë. Studionin çdo fe me seriozitet, studionin idhujtarinë, Budizmin, Krishterizmin, Hebreizmin…

Ka dallime të mëdha mes tyre, mes katolicizmit, ortodoksizmit dhe protestanizmit… Mirëpo kur bëhet fjalë për Islamin, shtrembërohet fotografia e vërtetë e tij. Thonë se Kur’anin e ka shkruar Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe se Islami është fe e luftës dhe e shpatës, kurse gruaja muslmane është robëreshë e burrit. Nuk kanë kurrfarë të drejte… Kisha një shoqe e cila u martua me një musliman arab… Normalisht, kjo martesë nuk u pëlqeu shumicës që ishin rreth nesh të cilët kishin qëndrim ekstrem ndaj Islamit… Nëpërmjet kësaj familje, fillova ta njohë Islamin, një njohje e vërtetë… Fytyra të mira… Personalitete që meritojnë të nderohen… Burri i motrës sime kishte një vëlla fetar… Fetarizmi i tij i jepte më tepër burrëri dhe mburrje. Shumica e burrave të Evropës, sillen si femra, flasin gjëra të kota, jetojnë në kaos, kurse shembulli i këtij muslimani ishte dritë nëpërmjet së cilës fillova të lexoj për Islamin, e zemra ime filloi të gjejë qetësinë. Më dukej si në ëndërr…

Fillova ta kuptoj sekretin e shqetësimit dhe të mërzisë sime para Islamit. Si duket, All-llahu më parapëregatiti për ta pranuar këtë fe, m’u zgjerua gjoksi dhe shpëtova nga humbja ime e vjetër…

Për të gjitha pyetjet që i kisha në kokë, për jetën dhe vdekjen, gjeta përgjigje të plota në Islam…

Shpreha dëshminë dhe e pranova Islamin. U martova me inxhinierin Muhammed Feuziun dhe linda Omerin dhe Husejnin. Jam shumë e gëzuar kur shoh fëmijën tim të vogël, i cili ende nuk ka mbushur shtatë vjet të plota, që e kupton me Islam domëthënien e jetës, më mirë se gjyshja dhe nëna ime jomuslimane… Di pse jeton, pse është krijuar, ç’është ahireti, vlerën e sevapit, lëmoshës bamirëse etj.

Erdha në Kajro krenare me Islamin tim, ngase isha në humbje dhe jetoja me njerëz të humbur… Gjithmonë falënderoj All-llahun që më udhëzoi në Islam, dhe e di vlerën e kësaj feje për çdo pjesë të jetës sime, mirëpo për fat të keq, disa muslimanë që kanë lindur muslimanë nuk e dinë vlerën e Islamit dhe e vonojnë njohjen me fenë e tyre, nuk veprojnë sipas urdhrave të kësaj feje, as që largohen nga ajo që i ka ndaluar kjo fe duke thënë: imani është në zemër e jo në pamje… Ndjej dhimbje të madhe kur i dëgjoj këto fjalë…

Motrës muslimane i drejtohem me këto fjalë të thjeshta: nëse ke fëmijë, të cilin e do, vallë nuk e shpreh këtë dashuri… duke u kujdesur për të dhe duke mbetur pa gjumë për të qenë ai i qetë, ose dashuria jote ndaj tij është vetëm frazë dhe ndjenjë në gjoksin tënd, pa vepra? Pra, nëse dashuria jote ndaj ndokujt duhet të shndërrohet në vepër, vallë Ai që na ka krijuar dhe na ka dhënë begati të shumta, nuk meriton ta argumentojmë dashurinë dhe miqësinë tonë ndaj Atij duke vepruar me urdhërat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij?.. All-llahu, subhanehu ve tea’ala, nuk ka nevojë për Islamin tonë… Ne kemi nevojë për Të, kurse besimi është një gjë që fle në zemër, të cilën e vërteton puna… Vallë, si mund ta arsyetojë një grua vetveten kur nuk vesh mbulesë islame?.. A e di motra ime, se gruaja jashtë Islamit në Evropë, në vendin e përparimit dhe të shkencës, është një mall që blehet dhe shitet lirë?..

Tregtohet me të në tregun botëror të robërve, pa kurrfarë të drej, edhe pse mundohen të paraqesin pasqyrë të kundërt. Mirëpo për fat të keq, shumica e muslimanëve që kanë studiuar në Perëndim, u besojnë këtyre thënieve dhe pastaj bëhen misionar të civilizimit perëndimor, me dekadencën, materializmin dhe pashpirtësinë që ka. Për këtë shkak, motra ime muslimane, ki kujdes ç’ndodh me ty. Kapu për Islamin tënd dhe mos e lër pas shpine!/albislam

Autor: Lejla Bajumi

Artikulli paraprakEULEX-i arreston katër shqiptarë në veri
Artikulli vijuesKosova hap Konsullatë të Përgjithshme në Strasburg