Familja e një fëmiju mysliman ishte mërzitur sepse djali i tyre 12 vjeçar ishte quajtur nga mësuesi terrorist në sy të gjithë nxënësve, raportojnë mediat amerikane.
Waleed Abushaaban, një student i nderuar në shkollën e mesme Fort Bend County, në Teksas tha se klasa po shikonte një film këtë të enjte kur mësuesi i tij i ishte drejtuar me fjalë urrejtje ndaj tij.
“Ne ishim në klasë duke shikuar një film dhe unë fillova të qesh në film dhe mësuesi më : Nuk do të qeshja sikur të isha ti”. Dhe unë i thash pse? Ajo më tha: sepse ne të gjithë mendojmë se ti je terrorist”.
Ai tregon se klasa ishte duke shikuar film për futboll, pasi kishin përfundar testimin i ishin bërë komente atij. Pas mësueses filluan edhe nxënësit e tjerë të tallen me të.
Ato tingëllonin kështu: “Oh po shoh një bombë” dhe të gjithë filluan të qeshnin dhe të bënë shaka i kishte thënë ai stacionit të policisë. “U ndjeva i dëshpëruar dhe u ndjeva sikur jam futur në një qosh dhe çdo njeri ishte duke më shikuar mua”.
Drejtoria e shkollës e ka larguar mësuesen nga shkolla derisa të kryhen hetimet. Por prindërit e AbduShaabanit dhe liderët mysliman lokal duan që ajo të pushohet nga puna.
“Vetëm pse djali im është mysliman nuk do të thotë që ai është terrorist” u shpreh Malek Abdushaaban, babi i fëmijës. “Ai është një amerikanë. Ai është një amerikanë si gjithë të tjerët. Ai ishte i lindur këtu. Ai krejt çfarë di është si të jetë një Amerikanë”
Nuk është hera e parë që një i ri Mysliman ka qenë target i shprehjeve anti-Myslimane në shkollat publike të Teksasit.
Vitin e kaluar 14 vjeçari Ahmed Mohamed ishte arrestuar se kishte bërë një orë dhe e kishte sjellë në shkollë. Mësuesit dhe policia e shkollës e kishin akuzuar se kishte sjellë një bombë si orë.
Muhamedi ishte i pastër nga ajo që akuzohej ndërsa në mendjet tona mbeti ai incident islamofobik./KohaIslame.com