Në Pejë konfiskohen 48 kilogramë drogë

Policisë së Kosovës ka konfiskuar 48 kilogramë drogë në disa lokacione të ndara në rajonin e Pejës. Gjashtë persona kanë përfunduar në arrest, ndërsa në shtëpitë e tyre janë konfiskuar edhe disa armë zjarri.
Ky operacion është realizuar pas marrjes së informatave të sakta përmes rrugëve operative se të dyshuarit merren me trafikim të lëndës narkotike.

Sipas drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Policia e Kosovës po shënon sukses në luftën kundër krimit të organizuar. Ai tha se operacionit të fundit i ka paraprirë një hetim katërmujor i pjesëtarëve të policisë kundër drogës.

Bahri Shala, drejtori i Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë, ka thënë se operacioni i Policisë është shtrirë në disa vende të rajonit të Pejës, ku në njërin rast janë konfiskuar 10 kg mariuhanë dhe 34 kg heroinë. Policia gjithashtu ka konfiskuar edhe 4 kg substancë narkotike dhe në pranga kanë përfunduar katër trafikantë, transmeton KTV.

I pari i antidrogës, kapiten Shala, tha se grupi kriminal që është shkatërruar ka vepruar si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Ai tha se heroina e konfiskuar prejardhjen e ka nga vendet e lindjes, ndërsa marihuana ka ardhur nga Shqipëria.

Sipas tij, vlera e përgjithshme e drogës së kapur është rreth 1 milion euro. /Telegrafi/

Artikulli paraprakDhuna nuk është zgjidhje
Artikulli vijuesPlani maqedonas: Shtohuni me nuse nga Shqipëria!