Në pranga prifti pedofil, shkroi Bibël “pornografike” me fëmijë

Thoshte se ishin prova për filma me drita të kuqe, nuk i pagoi kurrë fëmijët rom që fotografonte dhe që më pas i abuzonte. Don Dino, një prift nga Fiumicino në Itali, është arrestuar për aktivitetin e tij “jashtë kornizës” së Kishës Katolike. Atij ju gjetën 1700 foto të miturish në kompjuterin personal, por flitet se materialet fotografike janë rreth 40 mijë në total. Don Dino mbrohet duke thënë se është një artist bamirës, që bën fotografi fëmijësh në poza erotike. Një nga fëmijët i tha gazetës “Il Tempo” se kishte fjetur disa herë me priftin, madje një herë ishte abuzuar prej tij në një stacion treni.
 
Më e rënda dhe më e habitshmja, është se prifti kishte “rikshkruar” gjithashtu një variant të Biblës së shenjtë, me subjekt të ndryshuar erotik. Në këtë tekst, 12 apostujt e Jezu Krishtit, ishin në fakt 12 fëmijë që kryenin akte seksuale./Java/
 
 
Artikulli paraprakIsh anëtarja e “Dëshmitarëve të Jehovait”: Ky sekt të shkatërron jetë
Artikulli vijuesSylejman Bejta përjetoi maltretimet më çnjerëzore në burgjet serbe