Në ShBA ka më shumë armë se sa banorë

Nuk ndodh vetëm në Shtetet e Bashkuara. Norvegjia e ka zbuluar dhimbshëm këtë, kur një vrasës i çmendur dhe i zgjuar njëkohësisht, vrau 69 të rinj në një kamp. Edhe Belgjikës iu desh të mbledhë mendjen me çmendurinë e armatosur të një killeri, që në Liegi qëlloi mbi turmën, duke vrarë 4 vetë, e duke plagosur rreth 100 përpara se të vritej.

Por Amerika mbetet një botë më vete. E nënvizon këtë vetë kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, kur kujton “pasionin”, nëse mund të quhet kështu, të amerikanëve për armët. “Nuk ekziston asnjë vend në botën e zhvilluar, që përballet me problemin tonë, qoftë edhe nga larg. Majfton të mendojmë që në këtë vend gjenden më shumë pistoleta se sa banorë.” Plus, në SHBA, sipas një studimi të bërë nga FBI, dhurata më e shpeshtë që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit është arma e zjarrit. Edhe për Krishtlindje, në 24 dhjetor të 2011-ës, u shitën në mënyrë alarmante 130 mijë pistoleta brenda 24 orëve.

Një pohim vetëm në dukje paradoksal, pasi përballë një popullsie të rriturish prej rreth 230 milionë njerëz, armët në duart e qytetarëve amerikanë sipas statistikave të fundit duhet të jenë 270 milionë. Armë që, sipas organizatave që duan t’i heqin apo pakësojnë lejet për to, vrasin çdo vit së paku 100 mijë njerëz. Për mbi 200 vjet Kushtetuta ka garantuar mbajtjen e armëve nga qytetarët e ndershëm dhe në 2008 dhe në 2010 sentenca të ndryshme të Gjykatës Supreme është ulur aftësia e qeverisë federale në limitimin e legjitimitetit të pronësisë së armëve të zjarrit. Nga ana tjetër është mirë të kujtojmë që National Rifle Association, në fillim një shoqatë modeste gjahtarësh, u transformua në një nga lobingjet politike më të fuqishme të vendit, e cila ka konkurruar në zgjedhje me 4 deri në 5 kandidatë. Më shumë pistoleta se sa banorë, fiks fare!/shekulli/kohaislame

Artikulli paraprakBisedimet, Thaçi nesër n’Bruksel
Artikulli vijuesAktiviteti i ulët fizik, i rrezikshëm sa duhani