Në Shkup do të ndalohet thirrja e Ezanit nga minaret?

Valentina Bozhinovska, kryetare e Komisionit për Bashkësi Fetare në Maqedoni, konfirmoi se organizata joqeveritare “Iloja” u ka dorëzuar iniciativë me të cilën kërkohet të zgjidhet problemi i lutjeve (Ezanit) që bëhen me zë të lartë nëpërmjet altoparlantëve të xhamive. Ajo theksoi se problemi është shumë serioz dhe se Komisioni do të bëjë çmos që të zgjidhet dhe t’ju ndihmojë qytetarëve.

“E vërtetë, e morëm iniciativën e tyre. Sipas meje, është e nevojshme që në ligj të kthehet neni i vjetër, i cili është hequr në vitin 2008, ndërsa ajo është që zëri i Ezanit të jetë në domenin e zërit të njeriut. Ne së shpejti do të formojmë një grup pune për ta zgjidhur këtë problem dhe ta kthejë ligjin e vjetër. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me Bashkësinë Islame, nga e cila do të kërkojmë dritë jeshile dhe mbështetje në këtë drejtim”, u shpreh Bozhinovska.

Sipas saj askush nuk ka të drejtë t’i maltretojë qytetarët, bile as xhamitë. /Shqipmedia/kohaislame

Artikulli paraprak"Kosova Halal Institut" certifikoi prodhimet e mishit të "Sole Kosova"
Artikulli vijuesShtyhet prezantimi i Bluebird DC50