Në Turqi zbulohen fosile tetë milionë vjeç

0
181
Hulumtuesit në lokacionin Kurutlu, në Turqinë qendrore, kanë gjetur fosile të kurrizorëve të tilla si majmuni, derri, kali dhe antilopa, të vjetra rreth tetë milionë vjet, raporton Anadolu Agency.
 
Universiteti Ahi Evran në Kırşehir, qytet në Turqinë qendrore, Shoqata për Studimin e Historisë dhe Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit pas gjetjes të fosile të vlefshme kanë vendosur që të bëhet sanimi i vendit arkeologjik dhe hulumtime të detajuara.
 
“Analiza e eshtrave tregon se eshtrat që kemi gjetur në vendin Kurutlu, janë tetë milion vjet të vjetra”, tha Profesori Cem Erkman nga Universiteti Ahi Evran.
 
Erkman tha se nuk ishin në dijeni se kjo zonë ka potenciale të tilla, dhe se mund të bëhet një zonë e vlefshme në botën e shkencës. Shkencëtarët turq për këtë lokacion kanë folur në konferenca dhe takime prestigjioze ndërkombëtare dhe vendore.
 
Veçanërisht vëmendje të madhe për Kurultu treguan pjesëmarrësit në Kongresin e mbajtur në Moskë. “Për dhjetë vite në librat e antropologjisë do të lexohet për vendin Kurutlu dhe për këto fosile. Aktualisht ka një interesim shumë të madh të disa revistave për studimet paleontologjike”, tha Erkman.
 
Profesori mendon se këto gërmime për disa vite do të jenë shumë të famshme dhe se Kirsehir do të arrijë në skenën globale shkencore.
 
Ai tha se vitin e kaluar gjatë kërkimeve në lokacionin Hirfanli, që ndodhet pranë Kirsehir, u gjetën eshtrat e rinocerontit, gjirafës dhe elefantit.
 
Erkman beson se fosilet kanë arritur këtu përmes lumit Kizilirmak, që kalon nëpër këtë zonë.