Tesla zbulon bateritë për shtëpi dhe biznese

Tesla Motors, prodhuesi amerikan i makinave elektrike, ka zbuluar bateritë që mund të furnizojnë shtëpitë dhe bizneset, në një përpjekje për të zgjeruar biznesin përtej automjeteve.
 
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, bëri të ditur se këto bateri do të grumbullojnë energjinë diellore dhe do të shërbejnë si një gjenerator gjatë mungesës së energjisë elektrike.
 
Musk, siç transmeton TCh, deklaroi se bateritë e reja mund të ndihmojnë në “ndryshimin e të gjithë infrastrukturës energjitike të botës”.
 
Tesla do e shesë një njësi me çmimin 3 000 dollarë dhe do të nisë një partneritet me SolarCity për të instaluar bateritë nëpër shtëpi.
Artikulli paraprakVolkswagen së shpejti me koncept të ri
Artikulli vijuesNë Turqi zbulohen fosile tetë milionë vjeç