Ekspertët këshillojnë që ti përdorni me kujdes preparatet kozmetike gjatë shtatzanisë.
Kumti zbulon se cilat preparate janë të sigurtë për përdorim. Preparatet për zbardhimin e dhëmbëve, për rrezitjen e lëkurës dhe mbrojtjen nga dielli, ngjyrat për thonj dhe flokë, preparatet kundër akneve dhe grimi i llojllojshëm mund të jenë shumë të rrezikshëm gjatë shtatzanisë, sepse përmbajnë përbërës të rrezikshëm për foshnjen.
Domethënë, përbërësit e dëmshëm, përmes lëkurës mund të kalojnë në qarkullim të gjakut dhe ashtu të arrijnë edhe në placentë dhe fetus. Ekspertët për këtë këshillojnë kujdes, por edhe shmangje për një kohë nga disa prodhime kozmetike. Ju zbulojmë se cilat preparate kozmetike mund ti përdorni dhe cilat duhet shmangur gjatë shtatzanisë.
Preparatet kundër akneve
Arsyet për brengosje: Acid oksidi, peroksid benzoli, retinoli, retinoidi
Alternativë e mirë: Provoni pilingun me glukolë.
Aknet janë shpesh një problem i madh gjatë shtatzanisë shkaku i hormoneve. Megjithatë, mos përdorni preparate kundër akneve sepse ato përmbajnë retinol, peroksid benzoli, apo acid oksidi. Këshillohuni me mjekun se cili prodhim është më i sigurtë për përdorim në gjendjen tuaj – ekspertët rekomandojnë acid azelaik, eritromicinë apo klindamicin. Edhe pilingu me glukolë është i sigurtë për përdorim gjatë shtatzanisë. Hulumtimet kanë treguar që acidi oksidit është i lidhur me rrezikun nga aborti nëse prodhimet me këtë përmbajtje përdoren gjatë tremujorit të parë.
Preparatet për zbardhimin e dhëmbëve
Arsyet për brengosje: Peroksidi
Alternativë e mirë: Provoni preparatet te cilat nuk permbajne peroksid.
Edhe pse peroksidi, është përbërës aktiv i pastave për zbardhimin e dhëmbëve, i sigurtë për personat e rritur, madje edhe nëse gëlltitet ndonjë pjesë, por nuk dihet ende nëse ndikon në foshnje gjatë periudhës së shtatzanisë. Për këtë ndoshta është më mirë që të parandaloni – gjegjësisht nëntë muaj të shmangni preparatet me peroksid – se sa të shëroni! Që të mirëmbani higjienën e mirë të dhëmbëve, pastrojini me penj të dhëmbëve dhe vizitoni rregullisht stomatologun – dhëmbët janë veçanërisht të ndjeshëm gjatë nëntë muajve të shtatzanisë.
Preparatet për rrezitjen e lëkurës dhe mbrojtjen nga dielli
Arsyet për brengosje: Oksibenzoni
Alternativë e mirë: Provoni preparatet për mbrojtje nga dielli të cilët përmbajnë oksid të zinkut apo dioksid titaniumi.
Një studim jo shumë i largët e ka lidhur absorbimin e oksibenzonit, përbërësit në preparatet për mbrojtjen nga dielli, me zvogëlimin e peshës tek vajzat e posalindura. Fatmirësisht, egzistojnë një sërë opcionesh tjera – provoni preparatet për mbrojtje nga dielli të cilët përmbajnë oksid të zinkut apo dioksid titaniumi të cilat po aq mirë e bllokojnë ndikimin e rrezeve të diellit. Nëse përdorni këto lloj preparatesh përkohësisht, nuk janë shumë të dëmshme.
Ngjyrat për flokë
Arsyet për brengosje: Amonijaku, peroksidi
Alternativë e mirë: Në vend të ngjyrosjes së tërë flokëve, ngjyrosni vetëm disa fije.
Ngjyrat për flokë përmbajnë shumë kemikalie të cilat mund të jenë të dëmshme. Por nëse nuk mundeni pa i ngyrosur flokët, provoni që bile gjatë tremujorit të parë të mos e bëni këtë – në atë periudhë zhvillimi i fetusit është më i ndjeshëm. Shmangni prodhimet me amoniak, ngjyrosni flokët në hapsirë të ajrosur, bartni dorëza dhe flokët pastrojini mirë me ujë dhe shampon.
Sprejët për flokë dhe ngjyrat për thonj
Arsyet për brengosje: Ftalati
Alternativë e mirë: Provoni shkumat apo gjelët për flokë – me ato nuk keni rrezik nga frymëmarrja apo ngjyrë për thonj e cila nuk përmban ftalat.
Shumë hulumtime tregojnë për lidhshmërinë e ftalatit dhe rrezikut nga lindja e fëmijës me ndonjë të metë. Por, tani për tani nuk ka fakte të mjaftueshme që të vërtetojmë nëse është e sigurtë që prodhimet kozmetike me ftalat ndikojnë në shëndet. Sigurisht është në pyetje edhe sasia e prodhimit të caktuar i cili përdoret – si psh. nëse thithni pak sprejë për flokë, atëherë ai nuk është i dëmshëm për shëndet.
Kur përdorni ngjyrë për thonj, keni kujdes që të ndodheni në hapsirë të ajrosur. Kur të jetë tharë ngjyra, rreziku për foshnjen gati është i paegzistueshëm, sepse kemikaliet nuk thithen përmes thonjëve dhe lëkurës.
Grimi
Arsyet për brengosje: Plumbi, aromat artificiale
Alternativë e mirë: Provoni preparatet që nuk përmbajnë aroma artificiale dhe plumb.
Gratë e kanë rutinë që të vendosin kremën, pudrën, buzëkuqin dhe shumë prodhime të tjera menjëherë pas zgjimit nga gjumi dhe e largojnë “fasadën” tek në mbrëmje. Megjithatë, disa prodhime të mejk-apit përmbajnë plumb dhe prodhime të tjera të dëmshme. Për shembull, plumbi i shtohet buzëkuqit që të qëndrojë më gjatë, ndërsa studimet kanë treguar që 61 përqind të buzëkuqëve në treg e përmbajnë këtë substancë. Shtatzënat duhet të kenë kujdes me grimin të cilin e përdorin dhe të zgjedhin prodhime më pak të dëmshme./Kumti.com