Nënkryetari i Stambolli raportohet të jetë qëlluar në kokë gjatë një sulmi në sallën komunale.
Thuhet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan the Telegraph.
Presidenti turk Recepe Tayyip Erdogan është zotuar të pastrojë “virusin” e puçistëve përgjatë vendit, pas tentativës për puç ushtarak, ku mbetën 290 persona të vdekur.
Transmetuesi turk NTV raporton se një person i armatosur hyri në zyrën e Çemil Candas, nënkryetarit të distriktit Şişli-së, dhe e qëlloi.
Ky rreth drejtohet nga partia kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane.
Të gjitha partitë opozitare kanë dënuar tentim grusht-shtetin./arbresh/