Në foton e mëposhtme tregohen me satirë logot e 4 firmave të famshme ndërkombëtare, të modifikuara sipas një nënkuptimi që i përshtatet secilës.
Kështu duke ditur humbjen e tregut nga Nokia, kompani që ka qenë lider botëror ne vitet 2000 sa i përket shitjeve të celularëve, sllogani do të ishte: “Asnjë fëmijë nuk i do më telefonat tonë”.
Sllogani i motorrëve të famshëm Harley Davidson, do të ishte: “Motorristët malokë – Lodra për të rritur”.
Ndërsa Microsoft, duke qenë se ngacmohet vazhdimisht për problemet që ka në sistem me ngadalësinë dhe ngecjet, do të kishte slloganin: “Ja tani do të punojë”.
Së fundmi Apple, kompania teknologjike më fitimprurëse e viteve të fundit, do të kishte slloganin: ” Aparenca kushton”, duke nënkuptuar që një pjesë e mirë e çmimit të produkteve Apple i takon imazhit që ky brand ka dhe jo funksioneve ekstra që produkti ka realisht.