Nëpërmjet krizës, Putin përpiqet të zgjasë jetën e tij

Akademiku mbron idenë e tij se Putin ka injoruar kërkesat për pjesëmarrjen e Turqisë në Unionin Ekonomik të Euroazisë.

Akademiku në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Shkencave Sociale në Universitetin Yildirim Beyazit, prof. dr. Salih Yilmaz në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ka folur mbi politikat e Rusisë ndaj Sirisë dhe Turqisë.

Ai vuri në dukje se presidenti rus Vladimir Putin në periudhën pas ardhjes në detyrë dhe deri në vitin 2014 në kuptimin ekonomik ka qenë në marrëdhënie të rëndësishme me Turqinë. “Por, në kuptimin politik ai ka injoruar dhe refuzuar plotësisht marrëdhëniet”, tha Yilmaz.

Akademiku në fjalë mbron idenë e tij se Putin ka injoruar edhe kërkesat për pjesëmarrjen e Turqisë në Unionin Ekonomik të Euroazisë.

“Putin për shkak se është përgatitur në kuadër të politikave të KGB-së që nga periudha e BRSS-së ai nuk e sheh Turqinë si një vend që mund të bashkëpunojë kryesisht në Lindjen e Mesme dhe në Kaukaz, por e vëren si një vend që mund të bëjë konkurrencë dhe si në pozicionin e vendit më të rëndësishëm që kërcënon interesat e tij, kjo sepse Putin ka një qëllim ku ai dëshiron të nxjerrë në pah Rusinë e madhe. Dhe teksa përpiqet të nxjerrë në pah Rusinë e madhe për të mos shqetësuar kryesisht vendet e Lindjes së Mesme dhe të Evropës Lindore paraqiti projektin e emëruar Unioni Ekonomik i Euroazisë ku në suksesin e këtij projekti ka dy kërcënime të mëdha: e para Turqia, dhe e dyta blloku perëndimor që mund ta quajmë BE-ja ose NATO”, tha ai.

Duke theksuar se Rusia dhe SHBA-të kanë ndarë botën në dy blloqe Yilmaz u shpreh: “Tani del në pah një bllok i tretë, që mund të themi se lidershipin e këtij blloku të tretë e bën Turqia, e cila duke organizuar, rregulluar përsëri kryesisht vendet e Lindjes së Mesme nën emërimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik si dhe krahas kësaj duke pozicionuar Ballkanin dhe vendet e Evropës në kuptimin e mënyrës strategjike po përparon drejt formimit të bllokut të tretë”.

– “Ishte ngjallur vetëdija kombëtare”

Yilmaz tërhoqi vëmendjen se brenda Federatës Ruse krahas 22 komuniteteve turke ndodhen edhe shumë komunitete muslimane.

“Lidhur me çështjen e patriotizmit dhe vetëdijes kombëtare në Rusi kishte një mungesë të madhe dhe po shkohej drejt ndarjes (shpërbërjes) etnike. Turqia këtë nuk e bënte me qëllim por për shkak të marrëdhënieve ekonomike dhe lidhjeve me Rusinë ajo kishte zgjuar një vetëdije kombëtare në çështjen e komuniteteve turke. Faktikisht Putin mendon kështu: ‘Nëse marr si objektiv Erdoganin dhe nëse e rrëzoj, Turqia në kuptimin strategjik do të kthehet në situatën e vjetër dhe do të humbasë fuqinë‘. Këtë nuk e synon vetëm Putin por edhe forcat dhe vendet e tjera që e vërejnë Turqinë si kërcënim në kuptimin strategjik”, thotë akademiku Yilmaz.

“Ngjarjet Gezi, 17-25 dhjetor dhe shumë operacione të tjera për rrëzimin e Erdoganit, sipas përllogaritjeve të mia janë kryer 17 operacione dhe të 17-at nuk kanë qenë të suksesshme. Në këto kushte Putin nga pikëpamja e së ardhmes së tij e sheh Erdoganin si kërcënim sepse Putin në strukturimin e ri të tij kërkonte që para zgjedhjeve që do të mbahen në 2018 të hiqte të drejtën e qeverisjes për çdo komunitet dhe element etnik kryesisht për ato të mbetura pas periudhës së Bashkimit Sovjetik”, thekson ai.

Artikulli paraprakTurqi, mbahet takimi i grupit parlamentar të AK Partisë
Artikulli vijuesÇavusoglu dhe Timmermans bisedojnë për marrëveshjen BE-Turqi