Nëse humb Sirija kemi humbur Iranin

Përshkrimi më i mirë i marrëdhënieve të Iranit me Sirinë, dhe madhësinë e humbjes së Teheranit, nëse tirani i Damaskut do te rrezohej, u përmblodh nga një klerik iranian, Mehdi Taeb, një njeri i ngarkuar me betejen e luftës së butë e cila per momentin eshte duke u drejtuar kundër Iranit. Ai tha, “Nëse ne humbim Sirinë, ne nuk mund të mbajmë Teheranin. . . Por nëse kemi humbur provincën e Khuzestanit [me Al-Ahwazin e arabëve] ne mund të rimarrim atë për aq kohë sa do ta mbajmë Sirinë “.

Taeb jo vetëm qe e ka thënë këtë, por edhe se “Siria është krahina e 35te dhe një krahinë strategjike për ne. Nëse ne do te sulmoheshin nga një armik, në mënyrë për të mbajtur Sirinë apo Khuzestan, prioritet do të jetë për të mbajtur Sirinë. “Në dritën e këtyre deklaratave, si mund të thuhet se ajo që po ndodh në Siri është një luftë sektare, apo që Revolucioni Sirian është duke u orkestruar nga ekstremistët? E vërteta është se ai është një revolucion i njerëzve të cilët duan të jenë të lirë dhe të shpëtojne veten nga kthetrat e pushtimit iranian, i cili ka qenë një tipar gjate gjithë epokës se Asadit. Këto deklarata topitese të cilat duket se janë bërë si rezultat i tronditjes së se çfarë po ndodh në terren në Siri, tregojnë gjendjen e vështirë e projektit iranian në rajon, dhe jo vetëm në Siri. Rënia e Assadit do të jetë goditje e madhe dhe më e rënda për t’u trajtuar në projektin iranian, dhe konceptit te eksportimit te revolucionit të Khomeinit, dhe kjo gjithashtu do të thotë se ekstremistët iranianë do të duhej të përballen deri në detyrimet e brendshme që ata i janë shmangur shumë kohë .

Mrekullueshëm, jo vetëm Taebi ilustroi rëndësinë e Sirisë për vendin e tij, ai shkoi më tej se kaq dhe foli hapur per rreth 60,000 trupash të forcave të mbikëqyrura nga Irani në Siri, duke thënë: “Regjimi sirian ka një ushtri, por asaj i mungon aftësia për të të zhvilluar një luftë në qytetet siriane. Prandaj qeveria iraniane propozoi për të formuluar një forcë luftarake urbane, që përbëhet nga 60,000 trupa luftarake, për të marrë përsipër luftën në rrugë nga ushtria siriane. “Kjo shifër e tejkalon atë që është shpallur kohët e fundit në lidhje me numrin e trupave të mbikqyrur nga Irani në Siri, e cila u tha se ka qenë afër 50.000, dhe kështu deklaratat e Taebit, jo vetëm qe zbulojnë rëndësinë e Sirisë me Iranin, ato gjithashtu zbulojnë shkallën e përfshirjes së Iranit në gjakderdhjes siriane . Për më tepër, ata na thonë se në qoftë se ne nuk merremi me çështjen siriane seriozisht, me përpjekjet ndërkombëtare, atëherë kjo ndërhyrje iraniane do të kalojë e pakontrolluar, dhe kjo do të thotë më shumë ekstremizm dhe konflikt sektar në të ardhmen, dhe kjo është një rrezik i tere për rajonin.

Këto deklarata iraniane dhe të tjerat nuk duhet të na çojnë në përfundimin se Iranit duhet ti jepet një rol zyrtar në Siri, në vend te kesaj ata duhet të udheheqin në veprimin ndërkombëtar për të përmbysur Bashar Asadin dhe për të ofruar lidhje per rrëzimin e tij të pashmangshëm, duke goditur projektin iranian ekspansionist në rajon. Nuk është ekzagjerim të thuhet se rënia e Essadit do të shërbejë si hapi i parë serioz drejt ndalimit te projektit bërthamor të Iranit. Rënia e Essadit nuk do të thotë domosdoshmërisht rënie e Iranit, por kjo do të thotë se mullahët do të kthehen brenda kufijve të tyre natyrore, brenda Teheranit, dhe kjo është ajo që ne kemi nevojë. Atëherë ekstremistët e Iranit do të duhej të përballen me detyrimet e tyre në skenën e brendshme iraniane, por që është tregim i tyre. Tregimi ynë është në lidhje me një rajon që ka qenë i goditur nga Irani dhe ndërhyrjet e saj, që vepron si kolone e pestë e saj midis nesh dhe njerezit e tij të vendosur në Siri, të cilët do të mbeten të heshtur si zakonisht dhe nuk thonë asnjë fjalë në lidhje me theniet e Taeb Mehdisë.

Në shqip: Naim Berisha
asharq-e

Artikulli paraprakARKIVI PËR PERIUDHËN E PERANDORISË OSMANE
Artikulli vijuesUshtari serb refuzon të dëshmojë për vrasjet në Çyshk