Ngasja natën ndikon si alkooli

Studimet të cilat i kanë bërë hulumtuesit nga Universiteti në Kardif tregojnë që vetëm tri orë të ngasjes në mbrëmje kanë efekte të njëjta sikur të jeni të dehur!

Rezultatet të cilët janë publikuar në një revistë për hulumtim të gjumit vërtetojnë që me ngasje të natës më të gjatë se tri orë, madje edhe kur tërësisht të kthjellët jeni ulur para timonit, në mënyrë drastike rritet rreziku të flini në timon, çka sipas statistikës britanike paraqet shkakun e rreth 20 për qind të fatkeqësive në komunikacion.

Po ashtu në një hulumtim të ngjashëm i cili është bërë në Holandë, çdo i treti shofer ka pranuar që të paktën një herë e ka zënë gjumi gjatë ngasjes natën, transmeton Koha.net.

Si zgjidhje, për fillim, rekomandohet që ngasja natën të ndalohet për shoferët fillestarë derisa ekziston edhe propozimi që për të gjithë shoferët ngasja natën të limitohet në dy orë, edhe pse shtrohet pyetja se si do të mund të kontrollohej kjo, dhe cili do të ishte efekti i përgjithshëm.

Artikulli paraprakGjakova bëhet me Hafize
Artikulli vijuesPrezantohet modeli i ri i BMW-së me 600 kuajfuqi