Çmimet e konsumit në Kosovë që nga viti 2008 janë gjithnjë në rritje.
Më së vështiri këtë rritje të çmimeve po e përballojnë qytetarët.Sipas tyre familjet në Kosovë e kanë të vështirë përballjen me këto çmime pasi pagat vazhdojnë të mbesin të njëjta.Kimete Ferati, thotë se çmimet e larta janë problem për çdo familje në Kosovë, duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta që kanë.
“Ka gjana që në Perëndim janë më lirë se këtu. Nuk mund me ja u plotësu fëmijëve ose të tjerëve ushqimet që nevojiten shkaku i shëndetit dhe vitaminave”, tha ajo. Rritjen e çmimeve të konsumit e konfirmon edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Çmimet mesatare të vitit 2016, krahasuar me çmimet mesatare të vitit 2015 kishin një rritje prej 0,3 përqind”, tha Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për televizionin publik. Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori”, dyshon se janë rritur çmimet edhe më shumë sesa që thotë ASK-ja.
Megjithatë ai thotë se edhe më këto të dhëna, nuk e di se si ia dalin familjet të mbijetojnë.
“Nuk e di si ia del një familje pensionistësh, se di si ia del një familje që ka dëshmorë ose veteranë, nuk e di”, tha Kaçaniku.