Ngritet niveli i Oqeanit Botëror: nuk pritet përmbytje globale

Niveli i Oqeanit Botëror po ngrihet më shpejt nga sa ishte parashikuar më parë. Prandaj banorët e ultësirave bregdetare të gjithë botës së shpejti mund të përballen me rrezikun kërcënues të përmbytjeve, paralajmërojnë shkencëtarët e Institutit Gjerman për ndryshimet klimatike. Përmbytje botërore në njëqind mijë vitet e ardhshme nuk do të ketë, shprehen me bindje të plotë ekspertët rusë.
Niveli i Oqeanit Botëror po ngrihet me të vërtetë, por jo aq shpejt saç konfirmojnë shkencëtarët gjermanë. Ekspertët e kanë ndjekur me vemendje të përqendruar këtë proces, duke përdorur gjatë kësaj metodat më të fundit të vëzhgimit, thekson eksperti i Institutin të Arktikut dhe Antarktikës të Shën Petersburgut, Henrih Aleksejev:
– Aktualisht po zhvillohet monitorimi i nivelit të oqeanit nga satelitët. Vlerësimi më i përhapur – ngritja e nivelit të tij rezulton 3.4 milimetra në vit. Përkatësisht 34 cm për gjithë shekullin e XXI-të. Për Rusinë dhe vendet nordike ky nuk është ndonjë tregues fort shqetësues. Ndërsa për shumë shtete ishullore në zonën tropikale pranë ekuatorit, ku ishujt koralorë ngrihen gati gjysmë metri mbi nivelin e detit, po.

Niveli i Oqeanit Botëror nuk do të rritet në mënyrë të ndjeshme për shkak të ngrohjes së tij, pasi ngrohja globale është ngadalësuar, thekson shkencëtari. Megjithatë, shumë ekspertë në parashikimet e tyre pesimiste venë në pah faktin e shkrirjes së akullnajave. Kjo është veçanërisht e dukshme në Groenlandë. Por në të njëjtën kohë në pjesën më të madhe të Antarktidës, në të kundërtën, masa e akullit po vjen në rritje.

Përmbytja botërore nuk e kërcënon njerëzimin, thotë me bindje eksperti i Institutit rus të Oqeanologjisë, Anatoli Sagaleviç:

– Në 100 mijë vitet e ardhshme asgjë e tillë nuk do të ndodhë, njerëzit mund ta flenë mendjen për këtë e të jetojnë të qetë. Parashikimet pesimiste nuk janë gjë tjetër veçse informacione të frikshme, për një konfirmim të tillë ekzistojnë dëshmi faktike. Në ishujt e Bermuda jeton Teddy Tucker. Ai është një zhytës dhe në thellësinë 12 dymbëdhjetë metra ka gjetur një pemë, mosha e së cilës është 7.5 milionë vjet. Domethënë gjatë kësaj kohe niveli i oqeanit është rritur 12 metra. Mund të llogaritet fare kollaj se sa ngrihet ky nivel për një vit. Ekzistojnë llogaritjet e bëra në Oqeanin Paqësor, në bazë të disa maleve që kanë qenë të zhytur nën ujë. Shifrat e përftuara janë përafërsisht të njëjta. Prandaj është e parakohshme të thuhet se ja tani do të përmbyten disa territore ultësirash në Evropë.

Pra, rezulton se përmbytje botërore nuk pritet. Të dhënat e shkencëtarëve gjermanë u bënë publike në një konferencë në Doha. Në të plasi debati rreth të ashtuquajturit protokoll i ardhmëm i Kiotos, i cili synon kufizimin e emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serrë. Vende të tilla si Kanadaja, Rusia, Japonia refuzuan të rinovojnë detyrimet dhe të përmbushin angazhimet e tyre sipas Protokollit të Kiotos. Është e plotësisht e mundur që parashikimet e frikshme të jenë më tepër përpjekje për të ushtruar presion mbi ata që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në vazhdimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare.

Artikulli paraprakAsnjë avokat nuk do t’i mbrojë përdhunuesit
Artikulli vijuesNë Francë dolën në shitje vizatime komike ofenduese