Ka filluar implementimi i Strategjisë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), e cila angazhon të gjitha institucionet e Kosovës në mbështetjen e sektorit privat.
Gjatë një konference informuese për zhvillimet në sektorin privat, të mbajtur sot, në Prishtinë, Granit Berisha, kryeshef i Agjencisë për mbështetjen e NVM-ve tha se “Agjencia është e angazhuar që ta jetësojë këtë dokument, duke luajtur rolin koordinues si dhe atë të raportimit për progresin e arritur”.
Berisha theksoi se tashmë janë mobilizuar edhe institucionet e tjera për të mbikëqyrur ecurinë në përmbushjen e 138 objektivave të Strategjisë për mbështetjen e NVM-ve.
Hartimi dhe përgatitja e planit implementues është përkrahur nga asistenca teknike e Zyrës së BE-së në Kosovë. Ky projekt asiston Agjencinë për mbështetjen e NVM-ve në: fuqizimin e partneritetit publiko-privat, ngritjen e konkurrueshmërisë të sektorit privat, dhe në reformën ligjore.
Në konferencën informuese u prezantuan projektet dhe aktivitete që synojnë implementimin e objektivave të ndryshme të strategjisë./koha/kohaislame
You Might also Like
Vendet e pasura me naftë vendosin për rritjen e prodhimit
Prodhuesit e mëdhenj të naftës janë mbledhur në Katar dhe po diskutojnë sot mbi projektmarrëveshjen…
By
1 Min Read
Shqipëria lë prapa 3 vende të ballkanit në prodhimin e patates
Statistikat e Bashkimit Evropian (BE) e kanë renditur Shqipërinë në vendin e 26-të në Evropë…
By
3 Min Read
Prodhuesit gjermanë të makinerive: edhe më tej në kurs suksesi
Reinhold Festge prodhon në Vestfali "makineritë më të mira të paketimit në botë". Presidenti i…
By
5 Min Read
Qeveria planifikon aktivizimin e Aeroportit të Gjakovës
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në vizitë ministrin e Zhvillimit Ekonomik,…
By
1 Min Read
Stavileci: “Trepça”, projekti më i rëndësishëm, por jo më i lehti
Projekti i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Forum 2015 ka organizuar debat për…
By
4 Min Read
Dalja e Britanisë nga BE-ja “do të komplikonte” ekonominë globale
Ministrat e Financave të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë paralajmëruar se…
By
1 Min Read
