Një 34-vjeçar theret me thikë, midis sheshit në Mitrovicë

Është arrestuar i dyshuari me inicialet R.F., 24 vjeç në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se pas një zënke ka sulmuar me thikë viktimën E.L., 34 vjeç në sheshin e qytetit verior “Tony Blair”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e konfirmoi lajmin për KosovaPress.

Viktima, sipas Zahitit është dërguar Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi që ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në këtë qytet.

“Në orët e mesditës në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari R.F, 24-vjeç, pasi i njëjti dyshohet se me mjet të mprehtë, brisk, ka sulmuar viktimën E.L, 34 vjeç. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.

Zahiti tha se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Artikulli paraprakVuçiç akuzohet për vjedhje të zgjedhjeve, protesta masive në Serbi
Artikulli vijuesÇfarë do ndodhë me trupin tim kur të ndërpres kontraceptivët? Përgjigjen gjinekologët