Një burrë, që kishte marrë një libër në bibliotekë para 49 vitesh, e ktheu atë tani, shoqëruar me një shënim.
James Phillips, student në Universitetin e Dejtonit në Ohajo, SHBA, e kishte marrë librin “Historia e Kryqëzatave” në vitin 1967, kur ishte në vitin e parë.
Për shkak të sistemit, ai duhej të paguante një gjobë prej 300 dollarësh, por universiteti e ka falur.
“Ju lutem, pranoni faljet e mia për mungesën e librit. Mesa duket e kam marrë kur isha student dhe diku e kam harruar gjatë këtyre viteve,” shkruan ai.