Një filxhan çaji vëllazëror në xhamitë e Francës

Shumica e xhamive në Francë kanë hapur dyert e tyre për masën e njerëzve.

Me qindra xhami në Francë ditën e shtunë dhe të diele ndërmorën një veprim tepër tërheqës. Këto xhami kanë hapur dyert për jo myslimanët me qëllim që duke pirë një çaj të diskutohet rreth islamit.
Qëllimi i kësaj lëvizjeje që është quajtur ” Një filxhan çaji vëllazëror” dhe që është nisur me iniciativën e këshillit të myslimanëve të Francës, është forcimi i ndjenjës së unitetit kombëtar dhe diskutimi rreth islamit.
Kjo iniciativë u ndërmor me rastin e sulmit kundër revistës Charlie Hebdo dhe ndaj një qendre hebraike në Francë, ku humbën jetën 17 persona. Enver Kabibas, kreu i këshillit të myslimanëve në Francë në një intervistë dhënë agjencisë franceze të lajmeve ka thënë: Qëllimi ynë është të krijojmë një ambient ku të gjithë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit dhe myslimanët dhe falësit e namazit t’i konsiderojnë normalë.
Ai shtoi se realizimi i këtij qëllimi synon të tregojë vlerat reale të islamit dhe eliminimin e mendimeve të këqija që islamin e lidhin me dhunën dhe terrorizmin. Ai gjithashtu këtë lëvizje e quajti ” Krahët e hapura të Islamit”.
Artikulli paraprakKushtet e rënda të shpërngulurve në Nigeri
Artikulli vijues4 persona plagosen gjatë protestave në Gjermani