Një ministri plus për AKR-në!

Pritet në “çdo moment” që Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli të takohen për të diskutuar për dhënien edhe të një ministrie Koalicionit për Kosovë të Re, ka thënë për “Tribuna Shqiptare’, shefja e grupit parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani.
Plotësimi i kabinetit qeveritar me anëtarë të AKR-së është aktualizuar pas largimit të Ibrahim Gashit nga pozita e zv/ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Selmani po ashtu shpreson se presidentja Atifete Jahjaga, në kohën e duhur, pas amandamentimit të Kushtetutës, do të tregohet e përkushtuar që ta respektojë marrëveshjen ndërmjet tre liderëve, duke nënkuptuar dorëheqjen e saj dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale gjatë këtij viti.

Ndërkohë, shefja e grupit parlamentar të AKR-së, deklaron se pas largimit të deputetit Emin Gërbeshi, nuk rrezikohet shumica parlamentare e koalicionit qeverisës.kohaislame

Artikulli paraprak“Vullkani i Damaskut”
Artikulli vijuesNISIN GREVËN 700 PUNËTORË TË “TREPÇËS”