Mediat lokale në Belgjikë raportojnë për një tentim sulmi me një autobombë, në një kazermë të ushtrisë në Belgjikë.
Të shtëna armësh janë dëgjuar pasi që sulmuesi me një makinë ka tentuar që të thyej portën kryesore në bazën Flawinne në Belgjikë. Kurse, sulmues i maskuar është në arrati.
Raportet e hershme tregojnë se trupat në bazë të cilët po ruanin hyrjen e kazermës kanë shtënë në drejtim të makinës, por sulmuesi ka arritur të dal jashtë dhe të ik.
Më vonë në makinë është gjetur eksploziv. Kurse, ende janë të paqarta motivet e tentim sulmit.