Njeriut nuk i është dhënë diçka më e mirë se besimi dhe shëndeti

Mjeku i njohur arab El-Haris b. Keldeh thotë: “Stomaku është burim i sëmundjeve, ndërsa kujdesi në ushqim është ilaçi kryesorë.”…

Islami ka ardhur të kujdeset për trupin e njeriut. I Dërguari i Allahut s.a.v.s kërkon të arrihet shkalla e besimtarit të fortë dhe të shëndetshëm, siç thotë në hadithin e tij: “Besimtari i fortë (i shëndetshëm) është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se i dobëti,” (Muslimi)

Islami e udhëzon muslimanin si të kujdeset për shëndetin e tij, duke i dhënë trupit të drejtën e tij me atë çka do ta ushqesh me hallall, pastaj me mbajtjen e pastërtisë dhe higjienës, dhe shërimit në rast të sëmundjes. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Në të vërtetë ke obligim ndaj trupit tënd.” (Buhariu dhe Muslimi).

Fjalët e mësipërme të pejgamberit a.s. ishin udhëzimet e para fetare që njerëzit i dëgjuan për kujdesin ndaj trupit.
E drejta e trupit tënd nënkupton forcimin në rast dobësimi, ushqimin dhe pijen kur të ketë uri dhe etje, pastrimin kur të ndyhet dhe parfymosen kur të djersitet. Pra, trupin duhet ta shërosh kur të sëmuret dhe të ruhesh nga sëmundjet sa të kesh mundësi.

Në këtë mënyrë Islami dëshiron të formoj një bashkësi të fortë dhe të shëndetshme, e kjo nuk mund të arrihet përveç se nëse pjesëtarët e kësaj bashkësie janë të fortë dhe të shëndetshëm, sepse nga individët formohet shoqëria ashtu siç bëhet ndërtesa nga tullat.

Shëndeti është nga mirësitë më të mëdha të Allahut që ia jep njeriut. Mirësia e shëndetit konsiderohet mirësia më e madhe pas imanit – besimit. Atij që i është dhënë shëndeti mendorë dhe fizik ka mundësi të mësoj, të punoj dhe të jetë këmbëngulës për fenë, familjen, pasurinë dhe atdheun e tij.

Gjithashtu personi i shëndetshëm mund të kryej obligimet e fesë dhe dynjasë në mënyrën më të mirë, ndërsa i sëmuri nuk ka mundësi. Për këtë arsyeje i Dërguari i Allahut në një hadith të tij ndërlidh mirësinë e shëndetit dhe imanit duke thënë: “Në të vërtetë njeriut nuk i është dhënë diçka më e mirë se imani (bindja e fuqishme në Allahun) dhe shëndeti, andaj kërkoni nga Allahu t’ua jap këto dyja. (Ahmedi).

Gjenerata e cila në mënyrën më të bukur i pranoi këto këshilla, padyshim është gjenerata e sahabëve të pejgamberit a.s.

Në fund le ta dëgjojmë këshillën e Omer ibn Hatabbit r.a. e cila mund të krahasohet me rekomandimet e dietistët (nutrionistët) modern: “Ruheni nga lakmia dhe teprimi në ushqim dhe pije sepse kjo e shkatërron organizmin, sjell sëmundje dhe të largon nga namazi. Jini të matur, sepse kjo sjell shëndet dhe të largon nga teprimi.”

Burimi: Akos.ba

Përktheu: Islampress

Artikulli paraprakJetojmë sikur mbretër
Artikulli vijuesPse libri paraqet dhuratën më të mirë?