Në rrugët e kryeqytetit indonezian të Xhakartas është shfaqur një xhami lëvizëse, e cila ka për qëllim që të ofrojë një mënyrë të lehtë në kryerjen e faljes së namazit, pikërisht në vendin me popullatën më të madhe muslimane në botë.
Kjo zgjidhje ka ardhur për shkak të trafikut të dendur në Xhakarta, i cili njihet si më i tmerrshmi në botë, ku shumë njerëz nuk arrijnë dot deri në xhami për t’u falur.mobilna-dzamija-aj_0
Për këtë arsye, tani ekziston një furgon që e sjell xhaminë deri tek ta.
Xhamia lëvizëse është e hapur gjatë kohës së zgjat tollovia në komunikacion dhe mund t’ju shërbejë 100 njerëzve.
Në furgonin e shndërruar në objekt kulti madje është i montuar edhe rezervuari me ujë për marrjen e abdesit, pastrimit para faljes. /tesheshi.com/