Njoftim për opinion

Njoftojmë opinionin e gjerë dhe besimtarët tanë se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet më 26 tetor 2012, në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:33, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj Ahmet ef. Sadriu.

Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:41, të cilit do t’i prijë, kryeimami Sabri ef. Bajgora, ndërkaq Hytben e Kurban- Bajramit do ta mbaj Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 26 tetor 2012, Myftiu i Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9 -12.

Me fat festa e Kurban-Bajramit!

BIK/kohaislame

Artikulli paraprakUrimi i Myftiut për Kurban-Bajram 2012
Artikulli vijuesLIVE – Dita e Arafatit (Video)