Nokia Lumia 900, për 217 dollarë prodhohet, për 100 dollarë shitet

Sipas IHS iSuppli, Nokia Lumia 900 përsërit dizajnin e Apple. Derisa AT&T e shet atë me kontratë për 99 dollarë, Nokias i kushton 217 dollarë që ta bëjë.

Abonuesit e AT&T mund ta blejnë Nokia Lumia 900 për 99 dollarë me një kontratë dyvjeçare, edhe pse Nokias i kushton 217 dollarë për ta bërë, raportoi IHS iSuppli më 11 prill, duke ndjekur një ndërprerje fizike të smartphone.

Pa një kontratë smartphone kushton 450 dollarë – çmimi më i vogël se 100 dollarë në krahasim me pajisjet e krahasueshme si Samsung

Galaxy S II Skyrocket, tha raporti, duke treguar për një taktikë të rëndësishme të Nokias – duke i kaluar kursimet tek konsumatorët për të ndihmuar rritjen e tregut.

iSuppli gjeti që Nokia ka mimikizuar qasjen e veçantë të ndërmarrjes Apple, bashkëpunoi përsëafërmi me ofruesin e sistemit operativ për pajisjen e vet, Microsoft, dhe bashkëpunëtorin për prodhim të çipave, Qualcoom.

“Një nga përparësitë e Apple mbi Android kishte qenë kontrolli i plotë i ndërmarrjes si harduerin ashtu edhe softuerin e sistemit opereativ, duke e ndihmuar atë në prodhimin e dizajnëve më efikas dhe ekonomikë të iPhone,” tha analisti Andrew Rassweiler nga IHS në një deklaratë. /pcworldalbanian/kohaislame

Artikulli paraprak7 të vërteta shkencore dëshmojnë për vërtetësinë e të Dërguarit të Allahut
Artikulli vijuesGoogle me rritje të përfitimeve për 24%