Nokia Lumia 920 më i shtrenjtë se Galaxy S III

Nokia i ka vendosur smartfonit të ardhshëm Lumia 920, një çmim më të lartë se Galaxy S III i Samsung-ut, një lëvizje që analistët pyesin veten se si do ta justifikojë kompania finlandeze.

Çmimi i Lumia 920 është 25% më i shtrenjtë se ai i Galaxy S III. Nokia tha se Lumia 920 do të dalë në treg për rreth 5700 korona suedeze, ndërsa Galaxy S III kërkon vetëm 4515 korona.

Kjo hapësirë në çmim është më e vogël në shtete të tjera si në Italia ku telefoni i Nokia-s do të kushtojë 599 euro kundrejt 530 të Samsung-ut.

Analisti Nick Dillon thotë se përderisa të dy aparatet janë të ngjashëm nga pikpamja teknologjike me njëri tjetrin, Nokia do ta ketë të vështirë ta justifikojë këtë çmim. Për më tepër, telefoni Windows është akoma i panjohur për konsumatorët, dhe pritet dalja e tij.

Nokia ka në plan të nxjerrë Lumia 820 dhe 920 në Gjermani dhe Itali nga mesi i nëntorit. Vende si Danimarka, Rusia dhe Suedia do ta shohin aparatin nga fundi i vitit.

Kompania nuk ka nxjerrë akoma detaje rreth datës së nxjerrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku humbën një pjesë të madhe të aksioneve për shkak të pajisjeve Android dhe iOS.kohaislame

Artikulli paraprakGUANTANAMO: SHTETASI I FUNDIT PERËNDIMOR DËRGOHET NË KANADA
Artikulli vijuesJa se si të bëheni zhvillues aplikacionesh