Norvegjia dha 4.5 milionë euro për Kishat Ortodokse në Kosovë

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka bërë me dije se Norvegjia ka dhënë 4.5 milionë euro për, siç thonë mediat serbe, meremetimin e objekteve të Patriarkanës së Pejës dhe të Kishë Ortodokse serbe, transmeton Koha.net.

Sot në Beograd janë takuar drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq dhe ambasadori I Norvegjisë në Serbi Arne Sanes Bjornstad, dhe ata, siç njofton tanjug, kanë filluar iniciativën për, siç thuhet, meremetimin e objekteve të Patrikanës së Pejës dhe të Kishës Ortodokse serbe.

Me këtë rast, zyrtari nga Beogradi ka falënderuar Qeverinë e Norvegjisë e cila ka dhënë 4,5 milionë euro për kishat ndërsa ka theksuar se dialogu Beograd – Prishtinë është i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe e ka njoftuar atë për “problemet e bashkësisë serbe në Kosovë dhe për gjendjen në të cilën janë objektet fetare e kulturore në krahinë”.

Nga viti 2008, Qeveria e Norvegjisë ka dhënë më shumë se 5 milionë euro për realizimin e disa projekteve e ndihmë të vazhdueshme jep për shumë manastire.

Artikulli paraprakEnde asnjë gjurmë nga Elifi 16 muajshe (video)
Artikulli vijuesXherdan Shaqiri – Vetëm për Ty Allah – ELHAMDULILAH