Wikileaks
WikiLeaks (5)Agjencia Kombëtare e Sigurimit (NSA) ka përgjuar komunikimin mes Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky informacion jepet nga kabllogramët e Wikileaks. Për më tepër që janë dëgjuar edhe bisedat mes liderëve të BE-së, ato të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Japonisë. Komunikimet e regjistruara kanë të bëjnë që nga ndryshimet klimatike, deri tek çështjet tepër delikate tregtare. Kancelarja Merkel takoi Ban Ki Moon-in në vitin 2008 dhe përveç ndryshimeve të klimës, ata folën edhe për presidentin Barack Obama. Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, pretendon se dokumentet e publikuara së fundmi tregojnë se SHBA-ja përgjoi bisedimet e OKB-së për klimën me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre të naftës.