Nuk humb asgjë nëse mundohesh botën ta bësh një vend më të bukur

Nuk ke çka të humbësh nëse mundohesh që botën ta bësh një vend më të bukur. Vërtetë nuk ke çka të humbësh, mbi të gjitha ke 50 përqind mundësi të kesh sukses në këtë.

Ndoshta për shkak të kësaj që bëni dikush do t’ju konsideroj të çmendur, dikush tjetër do të tallet, mirëpo ajo që ngel pas teje do t’i jap kuptim jetës tende, do të ofroj kënaqësi të madhe.

Do të ketë shumë ditë dhe shumë net kur juve do t’ju duket ide e çmendur, kur do të lodhesh, mirëpo mos hiq dorë nga ky qëllim. Asnjëherë mos u dorëzo. Nuk je vetëm ti në pyetje. Në pyetje janë shumë tjerë që jetën mund t’ua bësh të bukur dhe me kuptim. Në pyetje është e ardhmja e dikujt që ndoshta asnjëherë nuk do ta njohësh.

Të mundohesh ta bësh botën një vend më të bukur nuk është ndonjë filozofi e madhe e as që është ndonjë mision i pamundur. Të bësh botën një vend më të bukur është një gjë e thjeshtë. Ata janë gjëra të vogla të cilat tani mund t’i bësh në familjen tënde, mes miqve tu apo me ata të cilët i takon rastësisht. Mund të jetë edhe një buzëqeshje e thjeshtë, një fjalë e ëmbël, një inspirim i vogël apo një mundësi që ia jep tjetrit.

Mos mendo se këto janë gjëra të vogla dhe të parëndësishme. Kontributi yt në gjithë këtë është unik dhe i pa zëvendësueshëm. Kjo është e njëjtë sikur në degën e pemës bien dhjetëra fjolla bore, pastaj bie edhe një fjollë dhe dega thyhet e bie në tokë. Edhe pse ajo ishte një fjollë e vogël bore – bëri dallimin e madh. Ndoshta të takon ty ta bësh atë dallim në këtë botë. Mbi të gjitha bëre jetën tënde të bukur dhe do ta bësh edhe botën një vend më të bukur.

Përktheu: A. D. (Islampress)

Artikulli paraprak8 gjëra që duhte thënë fëmijëve tuaj çdo ditë
Artikulli vijuesGjakova bëhet me Hafize