NUMRI I SIRIANËVE QË STREHOHEN NË TURQI ËSHTË MBI 80 MIJË

Turqia hyn ndër vendet e para që ka zgjatur dorën e ndihmës për sirianët.

Turqia hyn ndër vendet e para që ka zgjatur dorën e ndihmës për sirianët.

Numri i sirianëve që strehohen në Turqi është mbi 80 mijë.

Të gjitha nevojat e sirianëve që strehohen nëpër qytete moderne çadre dhe kontejnerësh, sigurohen nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave në Turqi AFAD.

Ata, janë detyruar të emigrojnë nga vendi i tyre nën hijen e luftës.

Mes tyre ka nga ta që kanë humbur të afërmit, si dhe nga ata që u janë shembur shtëpitë…

Për sirianët, numri i të cilëve është mbi 80 mijë, mendohet gjithçka. Nëpër çadra dhe kontejnerë jepet ushqim i ngrohtë 3 herë në ditë.

Kampet që janë ngritur për ta, të sjellin ndërmend një provincë me madhësi mesatare.

Edhe kampi në Kilis është një prej tyre…

Në këtë vend strehohen në shumë se 12 mijë sirianë. Duket si një provincë e vërtetë ku sigurohen të gjitha nevojat. Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara, ky është një vend me standard të lartë.

Në këto kampe është menduar gjithçka. Këtu përdoren karta elektromagnetike për të bërë pazar. Nëpër karta çdo javë shtrohen 20 lira.

Sipas kërkesave, nëpër kampe janë ngritur edhe kurse rrobaqepësie, pikturimi dhe punëdoreje.

Kontejnerët në të cilat strehohet çdo familje janë 21 metra katrorë dhe në to ka kuzhinë, banjë dhe dhoma.kohaislame

 

Artikulli paraprakNUK JEMI TALLUR. PRESIDENTJA DUHET TË DORËHIQET!
Artikulli vijuesFeith e Thaçi përcaktuan hapat për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur