Numri i të rinjve gjerman që po luftojnë në Siri po shtohet vazhdimisht

Institucionet gjermane ndihen të shqetësuara për shkak të numrit të madh të të rinjve gjerman që po marrin pjesë çdo ditë e më shumë në luftën siriane, gjermanët që shkojnë në Siri i bashkohen opozitës në luftën kundër regjimit kriminel.

Rezultatet e një hulumtimi në Gjermani, dëshmojnë faktin që për autoritetet e vendit duket shqetësues fakti i shtimit të numrit të të rinjve gjermanë që janë angazhuar në konfliktin e brendshëm në Siri.

Sipas kanalit Deutsche Welle, numri i atyre të rinjve gjermanë që kanë shkuar për të luftuar në Siri ka arritur në nivelin paralajmërues, para disa muajsh një raport zyrtar per publikun pohonte se ishte dokumentuar pjesemarrja e mbi 120 shtetasve gjerman, ndersa numri i atyre qe jane emigrante nga gjermania dhe qe kane kaluar nga Gjermania ne Siri mendohet te jete jashtezakonisht i larte.

Sipas radios veriu i Gjermanisë, shumica e të rinjve gjermanë që kanë shkuar në gjermani që prej fillimit të vitit 2013, janë nga Hamburgu. Ndërsa sipas forumit hulumtues Karoline Forum, të rinjtë që kanë shkuar për të luftuar në Siri, një pjesë e tyre janë edhe të rinjë të moshës 18-19 vjeç./dw.de/kohaislame.com

Artikulli paraprakArabia Saudite në gatishmëri të ndonjë përgjigje me raketa nga Siria
Artikulli vijuesDokumenti zyrtar i marrëveshjeve për telekomin dhe energjinë