O’Connell: Asociacioni me shumicë serbe veç me ligje të Kosovës

Duke komentuar mosarritjen a asnjë marrëveshjeje në dialogun e mbrëmshëm në Bruksel për çështjet e ngritura, Ruairi O’Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë thotë se nuk mund të presim që në çdo pikë palët të pajtohen brenda një raundi të negociatave.

Sipas tij, e rëndësishme është që normaizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdoj dhe Kosova të merr përgjegjësinë vetë, pa ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Ai komentoi edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe pengimin e ndërtimeve të shtëpive në Kroin e Vitakut, raporton RTV 21.

Dialogu i mbrëmshëm në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe përfundoi pa marrëveshje për temat e diskutuara. Për ambasadorin britanik Ruairi O’Connell, nuk është e thënë që në çdo negociatë të arrihet marrëveshje.

“Dialogu është një proces shumë i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojmë të përkrahim këtë proces sepse është shumë e rëndësishme.
Por, nuk mund të presim në çdo pikë palët të pajtohen brenda një rundi të negociatave ose menjëherë por presim që procesi të vazhdoj deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Ruairi O’Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën u diskutua në Bruksel, por nuk u arrit marrëveshje, ambasadori britanik, tha për televizionin tonë se s’ka zgjidhje tjetër, pos veprimit në bazë të ligjeve të Kosovës. Sipas tij, si për këtë temë dhe të tjera Kosova duhet ta marrë vetë përgjegjësinë.

“Jam i sigurt se asociacioni do të formohet sipas ligjeve të Kosovës nuk do të përtëriten problemet që kemi pas në rajon, por është e rëndësishme të shohim pajtim mes palëve, nuk jemi më në fazën kur bashkësi ndërkombëtare të vendos për Kosovën por ajo të marr përgjegjësinë vet dhe të negocioj me Serbinë sikurse cdo shtet në botë”, tha Ruairi O’Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.
Duke i quajtur si tema tejet të vështira dhe të ndjeshme, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër dhe vazhdimin e ndërtimeve të shtëpive në Korin e Vitakut, ambasadori britanik thotë se askush nuk duhet ta mendojë përkatësinë etnike dhe se është e drejtë e secilit qytetar të kthehet të banoj aty ku ka qenë më herët.

Ruairi O’Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë ka thene se shteti i tij ka qene gjithmonë përkrahës i një Kosove multietnike

Një ditë më parë në Bruksel Kosova dhe Serbia u ranë dakord për policat e sigurimit të automjeteve. Ndërsa, për energjinë, telekomunikimet, lëvizjen e lirë në veriun e Kosovës dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe pritet që të vazhdojë diskutimi të hënën e ardhshme.kohaislame
Artikulli paraprakZhdoganimi “pa letër” lehtëson të bërit biznes
Artikulli vijuesPo hetohet tenderi për uniformat e reja të Policisë