Obama për herë të parë do të vizitoj një xhami në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për herë të parë si president, gjatë javës së ardhshme do ta vizitoj një xhami amerikane. Vizita ka për qëllim dhënien e mesazhit për mbrojtjen e lirisë fetare në kohën kur është rritur retorika anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama të mërkurën do ta vizitoj xhaminë e Shoqërisë Islmike në Baltimore, ku ai do të bisedoj me udhëheqësit e komunitetit.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama do të shkoj në xhaminë në Baltimore për ta vlerësuar rolin e myslimanëve për kombin në Amerikë, si dhe për ta riafirmuar rëndësinë e lirisë fetare.

Obama iu ka bërë thirrje amerikanëve që t’i hedhin poshtë komentet anti-myslimane të politikanëve, më së shumti të tilla nga kandidati republikan për president, Donald Trump.

Trump, i cili sipas sondazheve kryeson për president në mesin e republikanëve, ka bërë thirrje që mysliimanëve t’iu ndalohet vizita në Shtetet e Bashkuara. Thirrja e tij ka pasuar sulmin në San Bernardioni të Kalifornisë, në muajin dhjetor, ku nga një çift i armatosur kanë mbetur të vdekur 14 persona./REL/

Artikulli paraprakSot është Dita Botërore e hixhabit
Artikulli vijuesNë luftën kundër terrorit arrihet drejt fundit