OEK-u zhytet në borxhe deri në fyt

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është në gjendje të rëndë financiare, si pasojë e borxheve të mëdha që kanë ndaj kompanive, por edhe ndaj individëve që kanë kryer punë ose shërbime në të mirë të OEK-ut.
 
Bazuar në dokumentet, që ka arritur t’i sigurojë “Zëri”, shihet se deri më 31 tetor borxhet e OEK-ut kanë arritur në gati 180 mijë euro, e derisa të hyrat e përafërta vjetore llogaritet të jenë rreth 600 mijë euro.
 
Mirëpo, shuma e borxheve edhe më tutje vazhdon të rritet, derisa të hyrat çdo ditë e më shumë po u zvogëlohen.
 
Bazuar në listën e borxheve shihet qartë se institucioni që drejton Safet Gërxhaliu deri më 31 tetor të vitit që lamë pas i ka pasur borxh kompanisë “Petrol Oti Sllovenija” 7169 euro… kohaislame
Artikulli paraprakDeputetët marrin dy mijë euro pagë, pa punuar asgjë!
Artikulli vijuesSiri: Ushtarët e Asadit sulmojnë një xhami gjatë kohës së xhumasë, viktima në njerëz