OeSD-ja padit Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kompania austriake OeSD do ta padisë Ministrinë e Punëve të Brendshme për mosrespektim të kontratës dhe mospagesë të detyrimeve financiare.

Kjo kompani nuk i është përgjigjur “ultimatumit” të MPB-së të premten, deri në orën 16:00, se a do të vazhdojë apo jo bashkëpunimin, duke marrë përsipër pagesën e taksës doganore dhe të TVSH-së, siç parashihet në kontratë, por ka paralajmëruar ballafaqim ligjor me partnerin e biznesit.

“OeSD në mënyrë strikte po i përcjell të gjitha procedurat legale në bazë të ligjit kosovar ashtu siç e kemi paralajmëruar MPB-në”, ka thënë të premten për “Kohën Ditore” drejtori ekzekutiv i OeSD-së, Reinhart Gausterer.

E paralajmërimi që i ka bërë MPB-së është padia në një gjykatë kosovare apo ndërkombëtare me pretendimin se është dëmtuar financiarisht dhe nuk janë përmbushur obligimet financiare. Ata po kërkojnë pagesën e 1.4 milionë eurove, të cilat MPB-ja i kishte transferuar në llogarinë bankare të Natali Velijajt në Kosovë. Këtë shumë ajo pretendon se e dha ryshfet për zyrtarë të MPB-së me urdhër të austriakëve.kohaislame

Artikulli paraprakRusia kundër homoseksualëve
Artikulli vijuesAnonymous i shpall “luftë” Qeverisë Amerikane